Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Mehmeti Selimi, njëherit bashkëshortja e Rexhep Selimit, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se kanë qenë për vizitë kryeministri Kurti e prindërit e Astrit Deharit.
Ajo tha kjo vizitë ishte për nder të njëvjetorit të shkuarjes në Hagë të Rexhep Selimit.
“Sot me rastin e njëvjetorit të shkuarjes së Rexhës për Hagë, na nderuan me vizitë prindërit e Astritit, zonja Xhemile dhe axha Avni së bashku me Kryministrin dhe të tjerët”, ka shkruar ndër të tjera Mehmeti-Selimi, teksa përshkrimit ia ka bashkangjitur edhe një fotografi.