Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një telegrami ka ngushëlluar familjen Zejnullahu, për ndarjen nga jeta të Sabit Zejnullahut.
“Jam thellësisht i pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të bacës Sabit, babait të heroit të kombit, Hakif Zejnullahu”, thuhet në fillim të telegramit të ngushëllimit.
Kryeministri Kurti e ka veçuar atdhedashurinë e Sabit Zejnullahut e cila e mishëruar në prindin kombëtar i dha Kosovës një hero të kombit.
“Jeta dhe trashëgimia e tij janë mësim për gjenerata të tëra që vijnë”, ka shkruar kryeministri Kurti në letrën e ngushëllimit, teksa ka thënë se do kujtojmë përherë kontributin e tij për vendin dhe kombin.