Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore në nderim të katërmbëdhjetë pjesëtarëve të Forcave të Armatosura Britanike, të rënë në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s dhe KFOR-it.
Në ceremoninë e organizuar nga Ambasada britanike në Prishtinë, mbështetur edhe nga Forca e Sigurisë së Kosovës, në nder të Ditës së Përkujtimit, u bënë homazhe para Memorialit të Dëshmorëve Britanikë, në sheshin “Edit Durham” në Prishtinë.
Në këtë ceremoni përkujtimore, të rënët u nderuan edhe nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe ambasadori britanik Nicholas Abbott.