Kryeministri Kurti përkujton Ditën e Holokaustit

Prishtinë | 27 Jan 2022 | 18:16 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti, ka përkujtuar Ditën e Holokaustit, në nderim të miliona hebrejve të vrarë gjatë luftës së dytë botërore.

Kurti ka shkruar në Twitter se viktimat e Holokaustit s’duhet të harrohen.

“Sot është Dita e Përkujtimit të Holokaustit. Ne nderojmë miliona hebrenj të shfarosur në kampet naziste të vdekjes gjatë Shoah. Le të zotohemi se do të themi gjithmonë emrat e viktimave dhe vendet e tmerrit. Nuk guxojmë të harrojmë”, ka shkruar ai.

Të ngjashme