Kryeministri Kurti pranon letër falënderimi nga kancelari austriak, Karl Nehammer

Prishtinë | 24 Jan 2022 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër falënderimi nga Karl Nehammer për urimin që kryeministri ia pati dërguar me rastin e zgjedhjes Kancelar Federal i Republikës së Austrisë.

Në letrën e tij, kancelari Karl Nehammer ka shprehur mbështetjen e shtetit austriak për Republikën e Kosovës dhe ka shtuar se për të si kancelar do të jetë çështje e rëndësishme që të thellojë më tej marrëdhëniet tradicionalisht të ngushta ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.

“Forumi ekonomik Kosovë-Austri, të cilit i jeni referuar, do të jetë një mundësi e mirë për ta vënë në praktikë këtë angazhim edhe në fushën ekonomike“, është shprehur kancelari austriak.

Kancelari duke kujtuar një vizitë pune më 28 shtator të vitit të kaluar në Prishtinë, atëkohë si Ministër Federal i Punëve të Brendshme, thotë se ka pasur mundësi të shoh nga afër dhe të bindet për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet vendeve tona në fushën e sigurisë së brendshme dhe menaxhimit të migracionit. Kosova është partner i dëshmuar dhe i besueshëm në këtë aspekt.

Austria, shkruan ndër tjerash ai, do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në konsolidimin e pozitës së saj si anëtare e bashkësisë ndërkombëtare dhe në ndjekjen e rrugës së saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për të cilin vazhdimi i dialogut për normalizimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ketë një rëndësi të veçantë.

Letra e plotë e Kancelarit Federal të Republikës së Austrisë, Karl Nehammer në gjuhën shqipe:

I nderuar z.Kryeministër!

Me shumë kënaqësi kam pranuar letrën tuaj të urimit me rastin e emërimit tim Kancelar Federal i Republikës së Austrisë.

Për mua si Kancelar do të jetë një çështje e rëndësishme të thelloj më tej marrëdhëniet tradicionalisht të ngushta ndërmjet Kosovës dhe Austrisë. Forumi ekonomik Kosovë-Austri, të cilit i jeni referuar, do të jetë një mundësi e mirë për ta vënë në praktikë këtë angazhim edhe në fushën ekonomike.

Gjatë një vizite pune në Prishtinë më 28 shtator të vitit të kaluar, në cilësinë time si Ministër Federal i Punëve të Brendshme në atë kohë, pata mundësi të shoh nga afër dhe të bindem për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet vendeve tona në fushën e sigurisë së brendshme dhe menaxhimit të migracionit. Kosova është partner i dëshmuar dhe i besueshëm në këtë aspekt.

Austria do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në konsolidimin e pozitës së saj si anëtare e bashkësisë ndërkombëtare dhe në ndjekjen e rrugës së saj drejt anëtarësimit. Në këtë proces, vazhdimi i vendosur i dialogut për normalizim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ketë rëndësi të veçantë.

Me përshëndetjet më të mira,

Karl Nehammer

Kancelar Federal i Republikës së Austrisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme