Kurti viziton kompaninë e parë turke që ka prodhuar fluturake ushtarake pa pilot

Prishtinë | 03 Qer 2024 | 17:02 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po e vazhdon vizitën e tij në Turqi, derisa po zhvillon dhe takimet me krerë të shtetit atje.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i ekzekutivit ka ndarë pamje nga takimi me vëllëzërit Bayraktar, Haluk dhe Selçuk, ku ka shkruar se është mirëpritur në ambientet e kompanisë ‘Baykar”, për të cilën tha se është pionere turke në industrinë e mbrojtjes dhe aviacionit, raporton Ekonomia Online.

“Sot, në ambientet e kompanisë, u mirëprita nga vëllezërit, Bayraktar, Haluk dhe Selçuk. Haluk mban medaljen “Shërbim të Shquar”, që njëherësh është edhe mirënjohja më e lartë ushtarake në vendin tonë, për vullnetin, gatishmërinë dhe bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës së Kosovës”, ka thënë Kryeministri Kurti.

Postimi i plotë:

Baykar është kompani pioniere turke në industrinë e mbrojtjes dhe aviacionit. Ajo është kompania e parë turke që ka prodhuar fluturake ushtarake pa pilot apo dronë, siç njihen. Deri tani është e njohur ndërkombëtarisht për prodhimin e dronëve Bayraktar TB-2, të cilët i ka në arsenalin e saj edhe ushtria e jonë.

Sot, në ambientet e kompanisë, u mirëprita nga vëllezërit, Bayraktar, Haluk dhe Selçuk. Haluk mban medaljen “Shërbim të Shquar”, që njëherësh është edhe mirënjohja më e lartë ushtarake në vendin tonë, për vullnetin, gatishmërinë dhe bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Aty pashë nga afër dhe prototipin e fluturakes luftarake pa pilot të kësaj kompanie, Kizilelma.

Të ngjashme