Kryeministri Kurti shprehë ngushëllime për vdekjen e Presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli

Prishtinë | 11 Jan 2022 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Presidentit të Parlamenti Evropian, David Sassoli, i cili u nda nga jeta mëngjesin e sotëm, pas një sëmundje të rëndë.

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për vdekjen e Presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli, ka thënë kryeministri Kurti.

Ish-gazetari Sassoli ishte mik i Kosovës dhe personalitet, që ka sjellë me të vërtetë vlera evropiane në institucionet e Bashkimit Evropian, ka shtuar ai.

Kryeministri e ka cilësuar vdekjen e tij humbje të madhe, jo vetëm për familjen dhe miqtë, por edhe për të gjithë ata që kanë pasur rastin të bashkëpunojnë me të.

Do të na mungojë qasja e tij miqësore, pasioni dhe përkushtimi për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe për forcimin e demokracisë edhe në shtetet e rajonit tonë, ka thënë kryeministri Kurti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme