Ditën e sotme, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim drejtoren e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Nancy Soderberg dhe bashkëpunëtorë të saj.
Në takimin e radhës me znj. Soderberg, ku u folë për zhvillimet aktuale, bashkëpunimin e deritanishëm dhe rezultatet e përbashkëta, kryeministri Kurti vlerësoi kontributin dhe angazhimin e NDI, me theks në fushën e demokratizimit të partive politike, forcimin e shoqërisë civile, avancimin e transparencës dhe llogaridhënies institucionale.
Drejtorja e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Nancy Soderberg falënderoi kryeministrin Kurti për këtë takim përmbajtjesor dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.