Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim ish-presidentin e Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu, raporton Ekonomia Online.
Pas takimit do të ketë komunikatë për medie në lidhje me takimin e sotëm.
Alfred Moisiu më 24 qershor të vitit 2002 është zgjidhur President i shtatë i Republikës së Shqipërisë.
Ish-Presidenti Alfred Moisiu i mbetur i ve pas ndarjes nga jeta të bashkëshortes ka trashëguar katër fëmijë, tri vajza dhe një djalë, i cili humbi jetën në një aksident tragjik gjatë mandatit të tij si President.