Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme priti në takim ambasadorin e shtetit të Bullgarisë, z. Hristo Gudjev.
Ambasadori z.Gudjev e uroi Kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës së re, atë të parit të Qeverisë dhe njëherit i uroi suksese të mëtutjeshme.
Gjatë takimi Kryeministri Kurti mori mbështetje nga shteti bullgar për idetë progresive të qeverisë së re, e me theks të veçantë në atë të arsimit.