Kryeministri Kurti takon Sekretarin e RCC, thekson rëndësinë e bashkëpunimit dhe integrimit rajonal

Prishtinë | 03 Dhj 2025 | 18:29 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanović.

Temë e diskutimit ishte bashkëpunimi dhe integrimi rajonal, për të cilat kryeministri theksoi se kontribuojnë në marrëdhënie të mira fqinjësore.

“Ai nënvizoi rëndësinë e rolit të RCC në avancimin e zbatimit të Tregut të Përbashkët Rajonal, tranzicionit të gjelbër dhe integrimit gradual të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Sa i përket marrëveshjeve të mobilitetit në kuadër të Procesit të Berlinit, kryeministri u shpreh se ato duhet të zbatohen pa vonesa, teksa e inkurajoi Sekretarin e Përgjithshëm, Kapetanović që të angazhohet në shtyrjen përpara të këtij procesi”, bëhet e ditur në komunikatë.

Të ngjashme