Kryeministri Kurti u takua me diasporën shqiptare në Poloni

Prishtinë | 03 Tet 2024 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Dita e djeshme e takimeve të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u përmbyll me një bashkëbisedim me diasporën shqiptare në Poloni.

Me bashkatdhetarët tanë, kryeministri diskutoi për përkushtimin e mërgatës dhe kontributin e tyre për progresin dhe zhvillimin e Kosovës.

Kryeministri tha se diaspora jonë është bosht i rëndësishëm i lidhjeve tona me Poloninë, ku bashkërisht duhet të intensifikojmë përpjekjet për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe me këtë shtet.

Ai i njoftoi pjesëmarrësit edhe me takimet e mbajtura gjatë këtyre dy ditëve në kuadër të Forumit të Sigurisë të Varshavës dhe bisedat e frytshme të zhvilluara me miq e partnerë.

Në fund, kryeministri theksoi se Polonia është një partner i rëndësishëm, me të cilën synojmë thellimin e bashkëpunimit në shkëmbime ekonomike, mbrojtje e siguri, dhe ndërveprim kulturor mes shumë fushash të tjera.

Të ngjashme