Kryeministri Kurti zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan

Prishtinë | 27 Kor 2023 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti zhvilloi sot një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan. Ai e uroi z. Fidan për rezultatet e zgjedhjeve dhe detyrën e re duke i ofruar bashkëpunim të plotë dhe të ngushtë në avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Turqisë.

U bisedua për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes me ç‘rast, kryeministri Kurti e falënderoi ministrin Fidan për mbështetjen e Turqisë ndaj Kosovës në kuadër të NATO-s si dhe mbështetjen ndaj Forcave të Sigurisë së Kosovës. Kujtojmë se së fundmi arsenalit të ushtrisë sonë i janë shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët janë blerë pikërisht nga Turqia. Duke vlerësuar bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Turqisë, në takim u bisedua edhe për zhvillimet aktuale me interes të përbashkët. Kryeministri i uroi suksese në detyrën e re z. Fidan dhe e ftoi për vizitë zyrtare në Kosovë. Turqia është vend mik e partner i Republikës së Kosovës e cila është ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe që vazhdimisht mbështet anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Të ngjashme