Boll punë e vështirë është. Kërkesat e nevojat maksimale e mundësitë e resurset minimale. Një recetë për bela. Një fjalim me plotë polarizime dhe urrejtje shoqërore. Pa qetësi e pa siguri për të ardhmën. Kërcënime kryesisht. Ndasi. “Ne dhe ata”. “Të mirët dhe të këqinjët”. Kjo nuk është një gjuhë dhe qasje që mund të jep rezultate të mira për shoqërinë. Nuk është sjellje e burrë apo grua shtetasit.
“Kemi sjellur progres ekonomik të paparë” tha. Ku po jeton more i dashur? A e kupton çfarë është ekonomia dhe progresi. A del ndonjëher me ble harxh për shtëpi, a i ke pa çmimet? Pite me spanaq a keni qit hiç kohën e fundit? E në Gjermani a ke qenë hiç frik me i pa rininë tonë andej? A mos po dalin 50,000 njerëz në vit jashtë vendit për shkak të “progresit të paparë”… apo ndoshta se nuk kanë shpresa këtu dhe nuk shofin zgjidhje nga qeveritë e tyre? Mendoje këtë mirë e flasim edhe një herë.
Apo mos je ba edhe ti si ministri yt që tha “2.4% inflacionin vetëm”. E nuk ju kallxojke që të njejtin muaj, pra korrik 2023, çmimet e perimeve ishin rritur+22,5% e prodhimet ushqimore +10,1 %.. e gjithë kjo krahasuar me 14.2% rritjen e inflacionit të përgjithshëm në korrik 2022 (dmth 22.5% në top të 14.2%). A po mundesh mem përcjell çka po flas? Ami qato syzat tuaja apo çkado që po përdorë që po e shef qat “progresin e paparë”.. Se ti po mshel biznese me gjasë, kur kam shiqu herën e fundit. Edhe sonte i sulmove bizneset me fjalorin anti-biznes kur the “bizneset e rregullta”.. medemek shumica janë të shkaut e jo të njerëzve tanë që paguajn taksa ti me u kënaq me ndeja e koktella në ballkonin tënd të famshëm.
Mos u ba fmi me përqa e nda qytetarët e shoqërinë. Si opozitë mundesh ndoshta, por nga pozita e kryeministerit ke obligime dhe përgjegjësi tjera. As mos i sulmo mediat ma, nuk te ka hije, se i ke ba do vjet. As prokurorinë e gjykatat. Banu strategjik e reformoji. Se me ketë qasje të “fitimeve afatshkutëra me dëme afatgjate” e ke humbë lojën deri tani. Ti duhesh me ba politika e vendime që “janë të vështira dhe dhimbshme tani, por që japin rezultate afatgjate”. Ndoshta bash me këta që po i kërcnon duhesh me ba aleanca për me arritë qëllimet që dëshiron. Qëllimet i ke të mira, por strategjinë humbëse. Nuk duket je ka mëson nga gabimet taktike deri më tani. Mos u ba humbës i keq.