Kryeministri “pa fjalë” për Urën e Ibrit, ngatërron rrugën pas pyetjeve të gazetarëve

Prishtinë | 27 Gus 2024 | 09:56 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti nuk i është përgjigjur pyetjes së një gazetari për hapjen e Urës së Ibrit.

Madje, siç shihet në pamjet e Ekonomia Online, ai duke shmangur gazetarët, ka ngatërruar edhe daljen nga Klinika Emergjente në QKUK, ku u përuruan renovimet.

Kurti javë më parë ka bërë të ditur se kanë hartuar një plan për hapjen e urës mbi Ibër, mirëpo kjo u kundërshtua nga ShBA-ja dhe BE-ja si veprim “i njëanshëm” dhe “i pakoordinuar”.

Të ngjashme