Kryeministri palestinez Mohammed Shtayyeh, thotë se ajo që nevojitet nga Izraeli është hapja e më shumë vendkalimeve në Gaza dhe për anijet për të transportuar ushqim dhe ilaçe përmes porteve ekzistuese, në vend të ndihmës nga deti, pasi ekziston frika se anijet mund të përdoren për të dëbuar palestinezët.
Ai theksoi gjithashtu në fillim të një seance javore të qeverisë se teoria e Izraelit “vritini ata para se të të vrasin” ishte një mënyrë për të vazhduar dhe justifikuar vrasjet, masakrat dhe shpërnguljet në Rripin e Gazës.
Shtayyeh shtoi se “politika kaotike, e hutuar ndërkombëtarisht dhe pro-izraelite” e ShBA-së po monitorohet pasi parandaloi një rezolutë për një armëpushim të menjëhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të premten.
Tutje ai shtoi se qeveria izraelite është në luftë kundër të gjithë palestinezëve, përfshirë ata në Gaza, Bregun Perëndimor dhe diasporën, dhe kolonët izraelitë duhet të vendosen në listat “terroriste”, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.