Kryeministri pret në takim zyrtarë të lartë të NATO-s

| 08 Dhj 2017 | 11:57 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri, Ramush Haradinaj, priti sot në takim udhëheqësit e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë (NALT), kryesuar nga Drejtori i NALT, Gjeneral Ralf Hoffmann.

Kryeministri Haradinaj shprehu rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të NATO-s për Kosovën, për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe institucionet tjera të sigurisë.

Duke shprehur gatishmërinë e plotë për thellimin e marrëdhënieve të Kosovës me NATO-n, kryeministri Haradinaj theksoi kontributin e Kosovës në sigurinë rajonale dhe avancimin e profesionalizmit të institucioneve të sigurisë.

Kryeministri Haradinaj i njoftoi udhëheqësit e NALT-it për agjendën qeveritare në çështjet e sigurisë, duke shprehur përkushtimin për qasjen gjithëpërfshirëse në transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.

Drejtori i NALT-it, Gjenerali Ralf Hoffmann, njoftoi kryeministrin Haradinaj me angazhimet e NALT-it në Kosovë, angazhimin e përbashkët me FSK-në dhe institucionet tjera të sigurisë, si dhe për planet në vitin 2018.

Të ngjashme