Kur brenda ka filluar seanca për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, kryeministri Albin Kurti ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës.
Lajmi.net ka parë se Kurti ka probleme me njërin sy. Sipas pamjeve të siguruara, syri i anës së djathë i është skuqur dhe ënjtur.
Me 106 deputetë në sallë, ka filluar seanca në Kuvendin e Kosovës me 1 minutë heshtje për vdekjen e Leze Qenës.
Në rend dite është vetëm votimi i mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.
Tashmë kanë nisur edhe debatet e deputetëve.