Pas vrasjes së 35-vjeçarit në Bularat të Gjirokastër, ka reaguar edhe shefi i qeverisë, Edi Rama.
Përmes një statusi në rrjetin social “Twitter, kryeministri Rama thekson se në vend që ta quajë të papranueshme humbjen e jetës së një të “Fandaksuri”, i cili qëlloi me armë ndaj policisë, Greqia duhet t’i bashkohet Shqipërisë për t’u lutur dhe falënderuar Zotin për jetët që shpëtuan sot nga shkëmbimi i zjarrit.
“Fqinj të dashur! Në vend ta quani të papranueshme humbjen e jetës së një të fandaksuri që qëlloi me plumba luftarakë mbi policinë tonë, e cila bëri vetëm detyrën e saj, bashkohuni me ne në falënderimin e Zotit që asnjë jetë e pafajshme nuk humbi sot nga marrëzia ekstremiste”, thuhet në reagim.
LEXO EDHE:
http://cs13.temp.domains/~ekonomia/globi/rajon/terrorizoi-dhe-qelloi-policine-vritet-nga-renea-35-vjecari-grek/