Kryeministri sllovak, Peter Pellegrini ka thënë se vendi i tij nuk do të ndryshojë qëndrimin ndaj Kosovës sa i përket çështjes së njohjes, si dhe është një mbështetës i madh i hyrjes së Serbisë në BE.
“Bashkimi Evropian duhet t’i japë një perspektivë konkrete Serbisë”, tha ai në Beograd pas një takimi që pati me presidentin e këtij vendi, Aleksandar Vuçiq.
Ky i fundit me këtë rast tha se marrëdhëniet mes Sllovakisë dhe Serbisë janë të shkëlqyera, të ndershme dhe miqësore, pa çështje të pazgjidhura, dhe se këmbimi tregtar është rritur, por ka vend për përmirësim
Ata në takim folën edhe për rrugën evropiane të Serbisë dhe situatën në rajon.
Vuçiq ka falënderuar kryeministrin sllovak në mbështetjen e vazhdueshme të integrimit evropian të Serbisë dhe siç ka thënë “qëndrimin parimor për mosnjohjen e pavarësinë e Kosovës si dhe e informoi atë në lidhje me problemet në dialogun me Prishtinën”, transmeton Klan Kosova.