Kryeministri slloven Miro Cerar në takimin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, të mbajtur në Londër nën Procesin e Berlinit, ka shprehur dëshirën që të gjitha vendet kandidate për anëtarësim në BE të përmbushin reformat për anëtarësim.
Sipas tij, Evropa do të jetë e plotë vetëm kur të gjitha vendet në rajon janë të përfshira në të.
“Kjo do të sigurojë si stabilitetin ashtu edhe të ardhmen e rajonit,” tha Cerar,njofton agjencia e lajmeve Hina, transmeton Klan Kosova.