Gabimi nuk është i Albinit, por i Grenellit. Albinit nuk ia qet me ba gabim të madh kundër Kosovës.
Për Grenellin një gabimi i madh rreth Kosovës është i parëndësishëm dhe të kalojë si gabim i padiktueshëm!
Kosova ka kryeministër të ri dhe qeveri të re që nuk e ka zgjedhur SHBA-ja, por qytetarët e Kosovës. Këtë nuk bën ta harrojë as zoti Grenell.
Albin Kurtin e inkurajoj që Kosovën ta trajtojë dhe ta përfaqësojë si shtet në të gjitha instancat dhe në çdo kohë dhe në asnjë moment si territor të diskutueshëm që po e trajton Serbia dhe disa faktorë tjerë të rëndësishëm rajonal e ndërkombëtarë të ndikuar nga strategjia destruktive e Vuçiqit karshi Kosovës.
Në atë moment kur Albin Kurti devijon këtë drejtim që i përcakton Kushtetuta e Republikës së Kosovës, më nuk është kryeministri im.
Kryeministrin dhe qeverinë përsëri do ta zgjedhë populli i Kosovës dhe jo Amerika. Besoj se kjo tash është e qartë për të gjithë.
LDK duhet të veprojë konform marrëveshjes qeverisëse me Vetëvendosjen dhe të mos e luajë rolin e vëllait që sillet jashtë rregullave të shtëpisë. Qeveria e re e Kosovës duhet të veprojë me unitet të plotë. Albin Kurti të veprojë me kokë të ftohtë dhe në bashkëpunim të plotë me partnerin e vet qeverisës, por të mos e bëjë asnjë hap nën kushte presioni, qoftë të jashtëm apo të brendshëm. Koha është që për Kosovën të mendojë dhe të marrë vendim njeriu i Kosovës.
Kjo është koha jote Albin, koha e Vetëvendosjes.