Charlotte Johnson Wahl, nëna e kryeministrit britanik, Boris Johnson, ka vdekur në moshën 79-vjeçare.
Piktorja e portreteve vdiq të hënën në një spital të Londrës “papritmas dhe në mënyrë paqësore”, thuhet në deklaratën e familjes.
Kryeministri Johnson më parë ka thënë se nëna e tij ishte “autoritet suprem” në familje. Në konferencën e Partisë Konservatore më 2019, ai tha se nëna e tij ia kishte mësuar “rëndësinë e barabartë, dinjitetin e barabartë, vlerën e barabartë të secilës qenie njerëzorë në planet”.
E lindur më 1942, ajo ishte e bija e avokatit Sir James Fawcett, i cili në vitet e shtatëdhjeta kishte shërbyer si kryetar i Komisionit Evropian për të Drejtat e Njeriut, shkruan The Guardian.
Zonja Johnson kishte shkuar në Shtetet e Bashkuara, ku ishte njoftuar me Stanley Johnson, me të cilin u martua më 1963. Ajo u kthye më pas në Britani për t’i përfunduar studimet.
Në moshën 40-vjeçare, zonja Johnson Wahl ishte diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit, por prapë e kishte vazhduar pikturimin.
I vetmi rast kur dihet se ajo kishte kërkuar nga i biri që ta përdorte ndikimin e tij politik ishte kur ai shërbente si kryetar i Londrës, duke i thënë që të sigurohej që autobusët të mos lëviznin derisa të uleshin të gjithë, sepse “nëse je me nevoja të veçanta, shpesh rrëzohesh