Kryeministrja e Serbisë të hënën ia mësynë Kosovës për vizitë

Prishtinë | 02 Sht 2022 | 12:49 | Nga Ekonomia Online

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, të hënën do t’ia mësyjë Republikës së Kosovës për një vizitë. Siç shkruan Radio Kontakt Plus, Brnabiq do të fillojë vizitën e saj në Mitrovicë, e më pas planifikon të udhëtojë drejt Zveçanit.

Pas Zveçanit, në mbrëmje Brnabiq planifikon të vizitojë Leposaviqin. Atje ajo do të takojë disa qytetarë serb të Kosovës, të cilëve e ashtuquajtura “Zyra për Kosovën” iu ka ndërtuar një shtëpi të re.

Nga “zyra” që drejton Petkoviq kanë thënë se e kanë bërë publike vizitën e Brnabiq 72 orë më herët, në përputhje me marrëveshjen për vizita zyrtare.

Nëse lejohet nga institucionet e Kosovës, kjo do të jetë hera e parë që Brnabiq viziton Republikën e Kosovës.

Të ngjashme