Kryeministrja e Zelandës se Re, Jacinda Ardern, lindi fëmijën e saj të parë: vajzë.
Kjo e bën atë udhëheqësen e dytë në histori që lind derisa është në detyrë.
Ardern i ka kaluar tani detyrat te zëvendësi i saj, Winston Peters.
Ajo tha se do të marë gjashtë javë pushim.
Ardern, e cila është zgjedhur kryeministre në muajin tetor, ka njoftuar në janar se ajo dhe partneri i saj, Clarke Gayford, presin fëmijë.
Në vitin 1990, Benazi Bhutoo ka lindur një vajzë derisa ka qenë duke shërbyer si kryeministre e Pakistanit.
https://instagram.com/p/BkRrm87F8Cb/?utm_source=ig_embed