Kryeministrja Sanna Marin mposhtet nga konservatorët e Finlandës

Prishtinë | 03 Pri 2023 | 08:24 | Nga Ekonomia Online

Udhëheqësi konservator finlandez Petteri Orpo ka fituar një garë zgjedhore trepalëshe, duke mundur qendrën e majtë të kryeministres Sanna Marin.

“Ne morëm mandatin më të madh”, tha kreu i Partisë së Koalicionit Kombëtar, pas një nate dramatike në të cilën rezultati u largua gradualisht nga socialdemokratët e Marin.

Orpo siguroi 20.8% të votave, përpara Partisë populiste të krahut të djathtë finlandez dhe qendrës së majtë.

Populistët fituan një rekord prej 20.1%.

Është një humbje e hidhur për Marin, e cila rriti vendet e partisë së saj dhe siguroi 19.9% të votave.

Ajo vazhdon të gëzojë vlerësime të larta në sondazhe dhe është vlerësuar gjerësisht për drejtimin e Finlandës drejt hyrjes së menjëhershme në NATO

Menjëherë pasi lideri konservator shpalli fitoren, liderja e qendrës së majtë pranoi zgjedhjet.

“Urime fituesi i zgjedhjeve, urime Partisë së Koalicionit Kombëtar, urime Partisë Finlandeze. Demokracia ka folur,” u tha ajo mbështetësve, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Për javë të tëra, të tre partitë kishin qenë pothuajse të barabarta në sondazhe, dhe me ardhjen e rezultateve, ato u bënë shumë të afërta për t’u thirrur.

Të ngjashme