Mysafirë të shumtë kanë shkuar mëngjesin e sotëm në Bashkësinë Islame të Kosovës për t`ia uruar kreut të saj, myftiut Naim Tërnava, festën e Fitër Bajramit.
Ndër të parët që i shkoi për vizitë, Tërnavës ishte Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji.
Po ashtu numrit një të BIK-it, Bajramin ia uruan edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi; kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri; lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj; ai i Nismës, Fatmir Limaj; kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani; kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, e personalitete të tjera.