Kryen betimin kabineti i ri i Pakistanit

Prishtinë | 04 Gus 2017 | 16:12 | Nga

Presidenti i Pakistanit, Mamnoon Hussain, e ka drejtuar ceremoninë e betimit të kabinetit të ri qeveritar, pas dorëheqjes së presidentit, Nawaz Sharif, më 28 korrik.

Kryeministri i ri, Shahid Khaqan Abbasi, njihet si njeri besnik i Sharifit.

Ministrat e kabinetit të ri ose kanë vazhduar në pozitat e njëjëta apo janë po ashtu, njerëz besnik të Sharifit.

Ish kryeministri Sharif, është dorëhëqur, pasi Gjykata Supreme ka urdhëruar që ai ta lëshojë zyrën.

Vendimi i gjykatës erdhi pas akuzave për korrupsion, të cilat janë ngritur pas publikimit të të ashtuquajturave Letrat e Panamasë më 2016.

Analistët besojnë se Abbasi do të shërbejë në këtë pozitë për vetëm 45 ditë, për t’i liruar rrugën vëllait të Sharifit, Shahbaz Sharif, i cili pritet të marrë postin e kryeministrit në zgjedhjet e reja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme