HUGO, balena vrasëse thuhej se ishte aq e pakënaqur me robërinë në një akuarium saqë përplasi kokën në murin e rezervuarit të tij derisa vdiq.
Orka pësoi një aneurizëm të trurit pasi u përplas vazhdimisht në skajin e mbylljes së saj, përcjell Demokracia.com.
Një rast që shpesh përmendet nga aktivistët e të drejtave të kafshëve, pasi balenat nuk duhet të mbahen në parqet e detit.
The Sun Online ka raportuar për historinë e Hugos, pasi një balenë tjetër vrasëse e quajtur Kiska, u filmua duke e goditur kokën në anën e rezervuarit të saj nën një jehonë rrëqethëse të orkës tragjike.
Hugo ishte shok i një orka tjetër të famshme, Lolita, në Miami Seaquarium në Florida, e cila ka 50 vjet që është kapur, dhe ende është subjekt i betejave të gjata ligjore, ndërsa aktivistët mblidhen për lirimin e saj.
Projekti Dolphin, një organizatë për mirëqenien e kafshëve, thotë se Hugo lindi në zona të egra, por më pas u mor nga gjuetarët kur ishte rreth tre vjeç ndërsa notonte në Gjirin Vaughan në brigjet e Uashingtonit.
Balena u transferua në Seaquarium rreth 3000 milje larg nga ujërat e shtëpisë së tij dhe u mbajt në një pishinë të vogël për dy vjet derisa u ndërtua një akuarium i mbyllur i ri, “The Ëhale Boël”.