Kryetari i Dumës shtetërore të Kuvendit Federatës së Rusisë Vjaçeslav Volodin, në Kuvendin e Serbisë e ka quajtur Kosovën provokatore deh ak shtuar se ai që nuk e respekton Rezolutën 1244 duhet të bartë përgjegjësi.
“Mungesa e reagimit të qartë të Bashkimit Evropian ndaj provokimeve të Kosovës nxit dyshimin se BE nuk është i aftë të jetë ndërmjetës në dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës. Mendojmë se dy palët duhet ta respektojnë Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244. E ata që nuk e respektojnë duhet të bartin përgjegjësi”, citon n1 të ketë thënë Volodin në seancën e Kuvendit të Serbisë.
Volodin pritet të takohet edhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiqin e njëra nga temat është paralajmëruar të jetë edhe Kosova.