Kryeparlamentari Konjufca në SHBA, vizitën e nis nga ambasadori Dugolli

Prishtinë | 07 Dhj 2023 | 14:33 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai është parë të ketë vizituar fillimisht Ambasadën e Kosovës në Washington, me ç’rast ka takuar ambasadorin Ilir Dugollin.

”Nder i veçantë vizita e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në Ambasadën e Republikës së Kosovës në SHBA, në nisje të vizitës në Washington, D.C. Kryeparlamentari Konjufca dhe delegacioni i përbërë nga Deputetja Shqipe Mehmeti Selimi, Shefi i Stafit Ilir Kërçeli dhe Këshilltari Donik Sallova, u pritën nga Ambasadori Ilir Dugolli dhe stafi i Ambasadës”.

Të ngjashme