Kryetari i Kuvendit të Republikës Kosovës Kadri Veseli ka vizituar boksieren Donjeta Sadiku gjatë stërvitjes së saj me boksierët e rinj të klubit të boksit “Gollaku” në Prishtinë.
Siç shihet në disa foto të publikuara nga kryeparlamentari Veseli në llogarinë e tij në Facebook, ai ka hyrë edhe në ring duke u stërvitur me kampionen e Evropës në boks, Donjeta Sadiku.
Me këtë rast, Veseli është zotuar se do të bëj çmos që të mbështes talentët e rinj kosovarë.
“Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme “përballja” me Kampionen e Evropës në Boks, vajzën tonë Donjeta Sadiku. Ajo, si dhe boksierët e rinj të Klubit “Gollaku”, kanë talent dhe vullnet të jashtëzakonshëm. Jam i sigurt se do të sjellin medalje të reja në Republikën e Kosovës. Ata janë dëshmi e potencialit të madh që ka rinia kosovare për të shkëlqyer kur i jepet mundësia. Neve na takon t’i mbështesim dhe të përmirësojmë kushtet e stërvitjes, në mënyrë që të na shtohet krenaria nëpër botë”, ka shkruar Veseli në Facebook.