Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Itali.
Gjatë qëndrimit në Romë, kryeparlamentari Veseli do të zhvillojë takime me drejtues të lartë të shtetit italian.
Veseli do të pritet në takime të veçanta nga kryetarja e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Italisë, Laura Boldrini, si dhe nga kryetari i Senatit, Pietro Grasso.
Gjatë vizitës në Itali, kryeparlamentari Veseli do të qëndrojë edhe në Trieste, ku i shoqëruar me ministrin e Bujqësisë, Memli Krasniqin do të vizitojnë disa prodhues dhe përpunues të ushqimit dhe pijeve, të interesuar për të investuar në Republikën e Kosovës.