Kryeparlamentari Veseli pret në takim presidentin shqiptar Meta

Prishtinë | 11 Tet 2017 | 15:21 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka pritur në takim presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Kryetari Veseli dhe presidenti Meta diskutuan për zhvillimet aktuale që kanë para vetes, Kosova dhe Shqipëria.

Duke e falënderuar presidentin Meta për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit midis dy vendeve, në të gjitha përgjegjësitë e tij institucionale në Shqipëri, veçanërisht gjatë udhëheqjes së Kuvendit të Shqipërisë, kryeparlamentari Veseli theksoi gatishmërinë e tij për të intensifikuar më tej këtë bashkëpunim, në interes të përbashkët.

Presidenti Meta uroi kryeparlamentarin Veseli për rizgjedhjen e tij në krye të Kuvendit të Kosovës, duke vlerësuar lart lidershipin e tij gjatë mandatit të kaluar.

Kreu i shtetit shqiptar shfaqi besimin se bashkëpunimi midis institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë do të vazhdojë në ritme edhe më të mëdha.

Veseli dhe Meta konfirmuan përkushtimin institucional të Prishtinës dhe Tiranës zyrtare për të kryer reformat e nevojshme në rrugëtimin euro-atlantik, si aspiratë dhe alternativë e vetme për të dyja vendet dhe rajonin në përgjithësi.

Meta po qëndron në Kosovë me ftesë të homologut të tij, Hashim Thaçi. Ai është pritur me ceremoni shtetërore në sheshin “Ibrahim Rugova”, për të vazhduar më tej me takimin bilateral me presidentin Thaçi.

Presidentit shqiptar do të ketë takim me krerët e partive parlamentare si dhe do të bëjë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe në Kompleksin e Memorialit “Adem Jashari” në Prekaz.

 

Të ngjashme