Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim një delegacion të shtetit të Iowas nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i kryesuar nga sekretari për Bujqësi, Bill Northey.
Në këtë takim, Kryeparlamentari Veseli dhe sekretari Northey, kanë diskutuar për bashkëpunimin e deritashëm dhe ndihmën e vazhdueshme që shteti i Iowas dhe SHBA-të i kanë dhënë shtetit të Kosovës.
Kryetari Veseli tha se industrializimi i bujqësisë, edukimi profesional dhe akademik në këtë fushë si dhe rritja e investimeve në bujqësi, janë prioritete të shtetit të Kosovës.
Ai po ashtu tha se eksperienca e shtetit të Iowas dhe bashkëpunimi i deritashëm do të vazhdojnë dhe do të thellohen edhe më shumë.