Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Japoni.
Gjatë vizitës në Tokyo, Veseli do të pritet në takim të veçantë nga homologu i tij japonez, ndërsa do të zhvillojë disa takime edhe me ministra e zyrtarë të lartë japonezë.
Gjatë takimeve në Japoni, Kreu i Kuvendit të Kosovës do të bisedojë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me theks të veçant në fushën inovacionit dhe ekonomisë, si dhe vazhdimin e mbështetjes së Japonisë për Kosovën si në rrafshin ndërkombëtar po ashtu edhe me investime direkte.