Kryeprokurori i Shtetit: Do të ketë burg e gjoba për bizneset që rritën çmimet në mënyrë të padrejtë

Prishtinë | 10 Mar 2022 | 21:40 | Nga Ekonomia Online

Kryeprokurori i Shtetit, ka bërë të ditur se në bashkëpunim me policinë dhe Inspektoratin e Tregut do t’i ndërmarrë veprimet ligjore (dënim me burg dhe gjobë) ndaj bizneseve, të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë ndikojnë në vënien e çmimeve të padrejta të shitjes së artikujve ushqimor.

Në një komunikatë për media, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit tutje thotë se veprime ligjore do të merren edhe ndaj atyre bizneseve që në ndonjë mënyrë të padrejtë rregullojnë çmimet e blerjes apo shitjes së mallrave.

Kujtojmë se këto veprime të Kryeprokurorit të Shtetit së bashku me Policinë e Kosovës vijnë pasi në vend çmimet e artikujve ushqimor, siç është vaji, ka arritur në 3.49 euro për litër.

Të ngjashme