Pas arrestimit të tetë zyrtarëve policorë për kryerjen e vepra të ndryshme penale, Kryeprokurori i Shteti, Aleksandër Lumezi tha se ky rast ka qenë duke u hetuar që një vit, raporton Ekonomia Online.
Tutje, Lumezi tha se nga ky aksion janë konfiskuar nëntë telefona, një veturë dhe disa dokumente.
“Sot do të ju informojmë për aksionin. Sipas urdhrave janë ndërmar masa dhe veprime që kanë rezultuar me zbardhjen e veprave penale të kryera nga zyrtarët policor. Herët a vonë të gjithë do të përballen me drejtësinë dhe nuk do të lejojmë asnjë fajtor t’i shmanget veprës penale. Ky rast është duke u hetuar që 1 vit. Këta tetë perosna janë të dyshuar për disa vepra penale. Janë konfiskuar 9 telefona një veturë dhe disa dokumente”, u shpreh ai.
Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve ka arrestuar në orët e mëngjesit tetë zyrtarë policorë, me dyshimin për veprat penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”, “cenimi i së drejtës për ushtrimin e mjetit juridik”, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “ushtrim ndikimi”dhe “falsifikim i dokumentit zyrtar.