Kryeprokurori Isufaj pret në takim ambasadoren e Izraelit, diskutojnë për sundimin e ligjit në Kosovë

Prishtinë | 27 Mar 2025 | 16:04 | Nga Ekonomia Online

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj ka pritur sot në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv.

Përmes një komunikate për media e PSRK-së, thuhet se gjatë këtij takimi, Kryeprokurori Isufaj dhe Ambasadorja Ziv kanë diskutuar lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës.

“Gjithashtu, gjatë këtij takimi u diskutuan tema të ndryshme rreth bashkëpunimit reciprok dhe të dyja palët shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë edhe në të ardhmen në të gjitha fushat me interes të përbashkët. Konkretisht në këtë takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dhe për forcimin e partneritetit në mes Prokurorisë Speciale dhe shtetit të Izraelit”, thuhet ndër të tjerash në komunikatën e PSRK-së.

Të ngjashme