Përmes një komunikate për media, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë t’i fillojë hetimet për persona zyrtarë në sistemin prokurorial dhe gjyqësor lidhur me publikimin e emrave të personave në listat e veteranëve.
“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton opinionin se ka kërkuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë që të fillohen hetimet paraprake për të verifikuar çdo veprim të personave zyrtarë në sistemin prokurorial dhe gjyqësor, si dhe, të zyrtarëve apo personave të tjerë jashtë këtyre sistemeve, nëse të njëjtit kanë kryer vepër penale me rastin e publikimit të emrave të personave të përfshirë në listat e veteranëve apo pjesëtarëve luftëtarë të UÇK-së”, thuhet në komunikatë.