Kryeprokurori serb: Së shpejti vendimi për aktakuzën kundër Milan Radoiçiqit për Banjskën

Prishtinë | 02 Dhj 2024 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

Kryeprokurori publik i Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, Nenad Stefanoviq tha se në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm do të merret vendim për aktakuzën ndaj Milan Radoiçiqit për sulmin terrorist të vitit të kaluar në Banjskë.

Stefanoviq tha se po kontrollohen pohimet e të dyshuarit, të cilat i ka bërë gjatë marrjes në pyetje në prokurorinë e Beogradit.

Ai ka deklaruar se i janë drejtuar EULEX-it dhe kanë kërkuar që t’i sigurohet dokumentacioni i plotë lidhur me Banjskën dhe se pret bashkëpunim adekuat.

“Është kërkuar dorëzimi i raportit të hetimeve, fotodokumentacioni, procesverbalet e autopsisë së të gjithë personave të vdekur, raportet mjekësore të të gjithë personave të lënduar. Janë kërkuar edhe procesverbalet nga ekspertiza e armëve, municionit dhe mjeteve shpërthyese, si dhe procesverbalet nga marrja në pyetje e të pandehurve dhe marrja në pyetje e dëshmitarëve, tha ai për Kosovo Online.

Në sulmin terrorist të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Të ngjashme