Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar nga Prokuroria Themelore në Gjakovë që urgjentisht të fillojë grumbullimin e informatave për të verifikuar çdo mosveprim, i cili mund të cilësohet si element i ndonjë vepre penale.
Ai ka thënë se nëse konstatohen veprimet e tilla të nxjerrët menjëherë aktvendimi për fillimin e hetimeve kundër çdo personi të involvuar në kryerjen e veprimeve apo mosveprimeve, për të cilat ka qenë i obliguar t’i ndërmarrë, të cilat ndërlidhen me kërcënimet ndaj gruas dhe vajzës së vrarë para disa ditësh në fshatin Bretkoc të Komunës të Gjakovës.