Kryeprokurori Ujkani ka takuar shefin e BE-së Szunyog

| 01 Mar 2022 | 14:41 | Nga

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë Ismet Ujkani ka takuar Tomas Szunyog, Shef i Zyrës së BE-së dhe Përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë.

Gjatë takimit, Kryeprokurori Ujkani ka prezantuar punën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, organizimin e punës në prokurori, të arriturat, sfidat, si dhe bashkëpunimin me agjencitë ligj zbatuese.

Sipas Ujkanit, raportet e mira ndër njerëzore janë çelësi i suksesit të punës në këtë institucion.

Të pranishmit janë pajtuar që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen mes Prokurorit të Shtetit dhe Misionit të BE-së në Kosovë.

Të ngjashme