Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Ismet Ujkani së bashku me prokurorin Shyqyri Syla, kanë takuar drejtorin regjional të Doganës së Kosovës në Mitrovicë Agim Nika me bashkëpunëtorë.
Gjatë takimit u diskutuan çështjet që janë në interes të dy palëve sikurse luftimi i kontrabandimit të mallërave, luftimi i ekonomisë informale, tregtisë së ndaluar, dhe çështje tjera që u takojnë të dy institucioneve.
Kryeprokurori Ujkani ka shprehur mbështetjen e tij për punën e Doganës së Kosovës, duke shprehur gatishmërinë që edhe në të ardhmen të vazhdohet bashkëpunimi në mes të dy institucioneve.