Kryeqytetasit me petardë kundër tufave të qenve endacakë

Prishtinë | 19 Maj 2017 | 10:05 | Nga

Banorët e lagjes “Velanija” të Prishtinës shumë herë zgjohen me krisma petardësh. Jo për të festuar, por për t’i frikësuar qentë endacakë që mbushin oborret e shtëpive të lagjes së tyre gjatë natës, shkruan sot koha Ditore.

Kështu, banorët detyrohen të shkrehin petardë pranë tufave të qenve endacakë – që shpeshherë janë shumë agresivë – në mënyrë që t’u hapin rrugë fëmijëve të shkojnë në shkollë, apo të rriturve që nisen në mëngjes për në punë.

“Mbaj petardë me paketë në shtëpi. E kam të vetëm ‘armë’ për të shpërndarë turmën e qenve endacak në mënyrë që djali të niset për në shkollë, në mëngjes”, ka thënë Bujari A. banor i kësaj lagjeje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme