Kryeqyteti angazhohet në Bruksel për parandalimin e radikalizimit dhe forcimin e shërbimeve sociale

Prishtinë | 17 Mar 2026 | 18:52 | Nga Ekonomia Online

Parandalimi i radikalizimit dhe forcimi i shërbimeve sociale po konsiderohen gjithnjë e më shumë si elemente kyçe për ndërtimin e një shoqërie të sigurt dhe gjithëpërfshirëse.

Në këtë kuadër, komuna e Prishtinës ka dërguar përfaqësuesin e tij në Bruksel, me qëllim shkëmbimin e përvojave dhe përfitimin nga praktikat më të mira ndërkombëtare në fushën e rehabilitimit dhe riintegrimit.

Vebi Mujku, këshilltar për Mirëqenie Sociale i Kryetarit, mori pjesë në Panelin Tematik mbi Burgjet, Rehabilitimin dhe Riintegrimin, ku u diskutuan qasje konkrete për parandalimin e radikalizimit dhe mbështetjen e personave që vuajnë dënime afatgjata.

Gjatë këtij aktiviteti u theksua roli i rëndësishëm i institucioneve lokale, veçanërisht i Kryeqytetit, në ofrimin e shërbimeve sociale dhe në mbështetjen e riintegrimit të individëve në komunitet, në bashkëpunim të ngushtë me organizatat joqeveritare.

Ky angazhim synon forcimin e politikave sociale dhe rritjen e sigurisë përmes qasjeve gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.

Të ngjashme