Nënkryetari Muhedin Nushi u takua me Menaxherin e Microsoft për Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Bosne, Sokol Vladi, me të cilin diskutoi mundësitë e bashkëpunimit mes Kryeqytetit dhe Microsoftit.
Digjitalizimi i proceseve të punës, menaxhimi i informatave të brendshme, zbatimi i teknologjive të reja të Microsoft; ishin disa nga temat kryesore të këtij takimi.
Ekzekutivi i Kryeqytetit po angazhohet në vazhdimësi që të ngritë standardin e shërbimit përmes shfrytëzimit të hulumtimeve shkencore dhe përparimit teknologjik.
Qytetarët e Prishtinës do të përfitojnë shumë nga zbatimi i teknologjive të reja në shërbimet që ofron administrata.