Kryeqyteti po bëhet me Qendër të Kompetencës.
Financimin e këtij projekti do ta bëjë Agjencia për Zhvillimi dhe Bashkëpunim e Luksemburgut “LUX-DEV”.
Ky projekt pritët të fillojë së pari Shkolla e Mesme e Lartë Profesionale “Gjin Gazuli”.
Sipas Drejtoreshës së Arsimit në Prishtinë, Shpresa Shala:
“Duke u bazuar në hulumtimin e nevojave të tregut të punës në komunën e Prishtinës u propozuan që në këtë shkollë do të hapen gjashtë profile: TI-Zhvillues i aplikacioneve TI-Teknik i Sistemeve të TI-së TI- Teknik i Informatikës së Biznesit Profesionet e elektros-Teknik i elektroteknikës Profesioni i Dizajnit Grafik- Teknik i Dizajnit grafik, Teknik për dizajnimin e mediave interaktive”.
E para e arsimit në Prishtinë theksoi se fillimisht do të rinovohet objekti, dhe do të bëhet inventarizimi, pajisja e shkollës me mjete të punës, dhe zhvillimi profesional i mësimdhënësve. Si dhe mbikqyrja dhe mbështetja nga LUX-DEV do të zgjas deri në vitin 2020.
Fuqizimi i shkollave profesionale në Prishtinë do të jetë prioritet i Drejtorisë së Arsimit, përcjellë Klan Kosova.