Kryeqyteti i Somalisë goditet nga një eksplodim i madh – 14 të vdekur

Prishtinë | 02 Sht 2018 | 15:37 | Nga

Një sulmues vetëvrasës ka sulmuar qeverinë në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, duke shkaktuar shembjen e një shkolle, raportuan autoritetet.

Vetura që eksplodoi në zonë, la të vdekur tre ushtarë dhe 14 persona të tjerë të plagosur, duke përfshirë 6 fëmijë, shkruan REL.

Sulmi po ashtu shkaktoi dëme në shtëpitë në afërsi dhe në një xhami. Grupi militant al-Shabab, mori përgjegjësinë për sulmin.

Somalia është përballur me jostabilitet dhe dhunë që nga viti 1991.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme