Autoritetet lokale të kryeqytetit të Lituanisë, Vilnius, e kanë bërë të ditur planin për shndërrimin e qytetit në një kafene të madhe në natyrë duke e ofruar një pjesë të madhe të hapësira publike për pronarët e kafeneve dhe bareve.
Ata do të kenë mundësinë t’i vendosin tavolinat dhe ulëset në hapërisat publike në mënyrë që klientët të mund t’i respektojnë rregullat e distancimit fizik.
Shteti baltik deri më tani i ka regjistruar 1,344 raste të koronavirusit dhe 44 të vdekur. Atje ka filluar lehtësimi i masave kufizuese. Këtë javë do të rihapen kafenetë dhe restorantet që kanë hapësira të jashtme, sallonet e floktarëve dhe pothuajse të gjitha dyqanet.
Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur masa të rrepta për distancim fizik dhe masa të tjera të sigurisë. Dyqanet duhet ta kufizojnë numrin e klientëve që futen përnjëherë brenda dhe maskat do të jenë të obligueshme në të gjitha hapësirat publike.
Për më tepër, tavolinat e kafeneve dhe restoranteve duhet të jenë të vendosura së paku dy metra larg njëra-tjetrës, shkruan “The Guardian”